“Do e luaj mendsh”/ Çfarë po planifikon Roza për Eglën?

Situata në shtëpinë e “Big Brother Vip” ka dalë jashtë kontrollit. Banorët i gjejmë në pjesën më të mirë të ditës duke u ofenduar dhe përplasur me njëri-tjetrin, por gjatë mbrëmjes një skenë e tillë është përsëritur mes Eglës dhe Rozës.

Aktorja është përballur dhe i ka tështirë në fytyrë Rozës duke e përqeshur e duke i thënë se ka alergji nga fytyra e saj. Më pas ka qenë Juli i cili ka biseduar veçmas me Rozën, ku kjo e fundit thotë se po shikon skena horrori në shtëpi vetëm prej Eglës.

Pjesë nga biseda me Julin?

Juli: Çfarë po i bëje Eglës?

Roza: Po i bija, kam plan ta luaj mendsh. Ajo nuk e meriton, nuk meriton asgjë. Thjesht kam kënaqësi t’i bie. Se çfarë më tha, jo kalbësirë se e ka thënë, më tha kukumjaçkë. Ti je dordolec i thashë. Kam kaluar në skenarë horrori duke dëgjuar çfarë thotë ajo, më shkojnë gjëra horrori në tru tani.

Juli: A të duket ty sikur ka kaluar pritshmërinë e vet të qëndrimit në shtëpi dhe tani është duke bërë çfarë t’i vijë?Ka kujtuar që do rrijë nja dy javë, 3 javë, 1 muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com