Pas publikimit te videove te renda ku ushtarët rusë dhunonin autorët e dyshuar të sulmit terrorist në Moskë, ka reaguar ISIS.
Organizata terrosite ka kërcënuar presidentin Vladimir Putin dhe ushtrinë e tij, se nëse nuk ndalon tortutimi i të arrestuarve, do të kryejnë tjetër masakër. Në reagim thuhet se ato pamje vetëm sa do e shtojnë “derdhjen e gjakut” dhe se ISIS e ka provuar tashmë se sa brutal mund të jetë me sulmin që u mori jetën 133 personave dhe la mbi 100 të tjerë të plagosur.
“Për të gjithë rusët e egër! Ndaloni torturimin e të burgosurve të Shtetit Islamik. Kujdes! Mos mendoni se ne nuk kemi mundësi të hakmerremi për vëllezërit tanë të kapur.
Në sulmin e së premtes, ne ju dëshmuam se, në dashtë Zoti, muxhahidët e Shtetit Islamik mund t’ju ndëshkojnë për çdo tmerr tuajin, pa këtë hakmarrje do të mbetet shumë gjak nga Umeti Islam. Tortura e muxhahidëve të kapur në emrin tuaj dhe publikimi i videove të tyre rrit dëshirën tuaj për gjak për mijëra vëllezër të tyre. Kësaj radhe do ju ??godasim aq fort sa që brezat e ardhshëm, në dashtë Zoti, t’ju ??kujtojnë dhe këto dhimbje dhe plagë të kaluara të harrohen. Po! Goditje shumë të rënda, vdekjeprurëse, të përgjakshme, therëse, djegëse dhe shkatërruese. Prisni!
Prisni një masakër, në dashtë Zoti. Shumë shpejt, në dashtë Zoti.”- thueht në reagim.