Do bëhet baba, Ermal Meta zbulon emrin që ka zgjedhur për vajzën

I ftuar në “Verissimo” këngëtari Ermal Meta ka folur për emocionet që po përjeton teksa së shpejti do bëhet baba për herë të parë.

“Një aventurë e bukur do nisë”, tha artisti me origjinë shqiptare, fitues i Festivalit të Sanremos 2018. Më pas Meta zbuloi edhe emrin e vogëlushes që do të lindë në qershor.

“Ajo do të quhet Fortuna Marie”.

Titullin e albumit të ri “Buona Fortuna” këngëtari ia ka kushtuar vajzës së tij.

“Ne e morëm vesh lajmin kur kisha filluar të punoja për albumin dhe më duhej të konceptoja gjithçka përsëri nën dritën e një energjie tjetër”, shpjegoi ai.

“Kam biseduar me miq të tjerë, thonë se është normale të ndjesh këto emocione. Jam i ngrirë dhe i lumtur duke pritur të shoh fytyrën e saj”- thotë këngëtari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com