Tymi i zi ka mbuluar pasditen e së dielës zonën pranë autostradës në Fushë Mamurras.
Shtëllungat e tymit nga djegia e mbetjeve urbane kanë pushtuar një pjesë të segmentit Thumanë-Milot, pranë urës së Drojës, duke shkaktuar ndotje dhe panik për drejtuesit e mjeteve.
Poshtë urës së autostradës tashmë është gjetur mënyra e shkarkimit të mbetjeve urbane nga persona të papërgjegjshëm, duke krijuar ndotje në shtratin e lumit Droje.
Në disa raste grumbujve të mbetjeve u vihet edhe flaka. Është një rast i denoncuar disa herë, por ende nuk është marrë asnjë masë penalizuese.