Djegia e mandateve/ Braimllari: Meta ka qenë i informuar për Kryemadhin, e dinte skenarin…!

Endrit Braimllari, i ftuar në emisionin “Real Story” ku foli për vendimin për të dhënë dorëheqjen si nënkryetar i Partisë së Lirisë, komentoi edhe djegien e mandateve disa vite më parë. I pyetur nëse Ilir Meta ka qenë apo jo në dijeni të djegies së mandatave nga deputetët, Braimllari u shpreh:

“Kam qenë vetë deputet kur vendosëm mbi djegien e mandateve. E them me përgjegjësinë maksimale, Monika ka hyrë në mbledhjen e grupit, ka kërkuar që të djegë vetëm ajo mandatin. Ka qenë nën presionin e kolegëve të tjerë që nëse e djeg, do ta djegim të gjithë.

Në dijeninë time, Meta ka qenë i informuar për këtë skenar, për ta djegur një person dhe jo i gjithë grupi. Kam qenë pjesë kur Monika, si kryetare në atë kohë, ka qenë nën presionin pozitiv, se po e dogji ti mandatin, do e djegim të gjithë.”/m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com