Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu është përgjigjur akuzave të Ilir Metës për djegien e mandateve.
Ai tha se Meta ka qenë pro djegies së mandateve dhe është përfituesi më i madh i pushtetit të Ramës.
“Ilir Meta ka qenë nxitës i djegies së mandateve, njësoj si të tjerët. Disa të tjerë si Ilir Meta hedhin gurin e fshehin dorën, këtë bëri pas 21 Janarit pastaj shkoi u puth me Ramën në Shkodër.
Ilir Meta është përfituesi më i madh i pushtetit të Ramës, është faktori kryesor për ardhjen e Ramës në pushtet dhe mbajtjen e tij në pushtet në 2017, dhe me çmenduritë e tij në 2021 të malit me gropa.
Për ne Ilir Meta ka pushuar së ekzistuari si faktor politik, por si kryetar i PD qëndrimi im është që me Ilir Metën dhe Pl nuk ka për të pasur më asnjë marrëdhënie politike., Janë apo është pazarxhi kronik i cili problemet nuk i ka më as me PD, por atje ku i ka, të përballet me problemet që ka”, tha Basha.
/a.r