Ka nisur me debate spektakli i mbrëmjes së sotme në “Big Brother Vip”. Meritoni dhe Roza janë përplasur sërish për një debat që kanë patur gjatë javës, ku kjo e fundit e ka ofenduar dhe i ka përmendur djalin pasi moderatori nga Kosova e akuzoi se ka dhunuar qenin e saj Sashën, duke pretenduar se ka qenë dëshmitar i skenës së dhunës.
Roza shprehet se Meritoni e ka prekur në pikën e saj të dobët ndaj ka reaguar në mënyrë të tillë dhe ka degraduar në ofendime. Sakaq ky i fundit i ka kërkuar që të mos përmendë brenda shtëpisë djalin e saj dhe gjërat personale.
Pjesë nga debati:
Roza: Unë personalisht jam munduar të respektoj marrëdhënien shoqërore që ksihim deri diku edhe nga jashtë. Meritoni më ka sulmuar që në fillim të këtij BB vetëm për t’i mbajtur anën Romeos. Se unë atij akoma nuk kisha patur një përplasje me të.
Shkaku që unë flas dhe të kap në pikë të dobët sepse më kap është, sepse është Meritoni i cili kemi qenë në oborr dhe ka qenë i pari që më ka prekur në pikën e dobët.
Kemi të bëjmë mkëtu me Roza Latin, që nuk ka fëmijë ka vetëm një nënë dhe dy qenushat e saj që kanë ndërruar jetë s’ka pak muaj. Nuk kam fëmijë, qentë e mi ishin si fëmijët e mi. Kur të kem fëmijë do flasim ndryshe do i shohim gjërat ndryshe. Meritoni, mua më kap te pika e dobët dhe kemi gjënë gjatë “Prime” më ka ardhur më është ulur afër Romeos dhe më ka folur shumë gjëra për qentë e mi që nuk dua t’i përmend këtu dhe më tha të kam parë me sytë e mi që ti e ke rrahur qenin. Disiplina është tjetër gjë, është tjetër gjë ta gjuash te byça dhe tjetër gjë të thuash e ke rrahur.
Julit i kam thënë mos u fut aty dhe ja kam bërë me gisht dhe e ka lënë me aq. Ndërsa Meritoni e ka vazhduar dhe ka folur shumë shëmtuar. Dhe kur ka përmendur nënë time e kam injoruar sepse flet në një orara të papërshtatshëm fjalë ordinere , seksuale sepse nuk është në karakterin tim ajo sjellje.
Meritoni: Roza ishte ajo që doli në një nivel tjetër të lojës. Edhe ja bëra dy gjëra me dije që është betuar për mamin e vetë që s’ka për ta përmendur brenda kësaj shtëpie dhe dola të pyetja tjetër, ndoshta ngaqë është në nominim dhe ka interes. E ka bërë për këtë arsye sepse nominimi e ka ndryshuar.
Kishte qenë më mirë që atë emision që bën ta bësh edhe për anë të tjera pozitive. Të më ulësh të më marrëshnë intervistë, për nënë e tij dhe të kisha kthyer përgjigje. Ti vetë citovce Sashën dhe ktheve historinë që e kemi mbyllur. Jetmiri është dëshmitar. Vetë ishe ajo që ma përmende djalin tim. Çfarë interesi ke ti që më përmend djalin tim.