Djali në gjendje të rënduar psikologjike sa herë shkonte te gjyshja, si Natasha dhe i biri shfrytëzonin 10-vjeçarin për përfitime në Tik-Tok

Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka finalizuar në orët e para të mëngjesit Operacionin e Koduar Policor “Shoë”, duke prangosur nënë e bir, Natasha Rombula dhe Armando Kumaraku, përkatësisht 67 dhe 44 vjeç.

Arrestimi i tyre u bë në qytetin e Sarandës, ku jetojnë, në një nga hotelet e këtij qyteti, të cilin sipas informacioneve e menaxhojnë prej disa vitesh.

Këta dy shtetas akuzohen se kanë shfrytēzuar një të mitur 10-vjeç me qëllim përfitimin nga rrjeti social Tik Tok, duke postuar video të tij, me fjalë denigruese, ofenduese dhe banale.

Të dy shtetasit e arrestuar janë gjyshja dhe babai i të miturit, të cilët përveç nxjerrjes në Tik Tok të të miturit kanë hedhur Live prej muajsh edhe video ku shajnë, ofendojnë me fjalë banale dhe denigrojnë figurën e nënës së djalit.

Ka qenë kjo e fundit, shtetësja me iniciale E.A, ajo që ka kallzuar penalisht ish-bashkëshortin dhe ish-vjerrën e saj në muajin Dhjetor 2023, duke deklaruar se këta dy shtetas postonin në rrjetin social TikTok video ku shfaqej djali i saj i mitur 10-vjeç, duke përdorur fjalë denigruese dhe banale./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com