Pjesë e dëshmive të dosjes së Prokurorisë në ngarkim të Altin Çokut është edhe babai i tij, i cili shumë vite më parë ka deklaruar se djali i tij vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, zbardhet dëshmia e tij para gjykatës, e dhënë në vitin 2024, kohë kur Altin Çoku kërcënonte mjekun për të përfituar para.
Që aso kohe, ai ka deklaruar se nuk fliste me djalin e tij, Altin Çokun.
“Unë jam vënë në dijeni lidhur me këtë problem nga vetë mjeku G.Sinani. Kjo ka rreth dy tre muaj. G. më ka marrë në telefon dhe unë kam shkuar dhe e kam takuar tek zyra e tij tek spitali. Kur unë kam shkuar tek spitali, kam gjetur doktor G. të cilit i kishin dalë djersët dhe më tha se më ka kërcënuar Altini. Unë i thashë se përse të ka kërcënuar. Ai më tha se më ka kërcënuar për punë lekësh, pra, se Altini i kishte kërkuar lekë atij.
-Unë i thashë, G. a i keni marrë lekë Altinit? G. më tha se nuk i kam marrë lekë. Unë e kam marrë Gëzimin dhe bashkë me atë kemi shkuar tek drejtori i spitalit dhe e kemi vënë në dijeni. Pas disa ditësh nga ky rast, më ka marrë ne telefon Gëzim Sinani dhe më ka thënë se unë do shkoj të bëj kallëzim në Komisariat, unë i kam thënë se vazhdo se nuk kam çfarë bëj.
– Pas pak kohësh, më kanë marrë në telefon nga policia dhe unë kam shkuar atje, kur kam gjetur G.S duke bërë kallëzim. Ai më tha se përsëri Altini më ka kërcënuar për lekë. Unë i thashë se, nëse nuk i kë asgjë borxh, vazhdo e bëj kallëzim. …Unë nuk jam fare në dijeni të kësaj. Djali im nuk ka pas ku të marrë lekë për t’i dhënë askujt për këtë problem. Unë për vete nuk i kam dhënë asnjë lekë Altinit.
– …Unë për vete nuk kam paguar asnjë lekë për mjekimin e tij, as tek G.S dhe as tek ndonjë mjek apo spital tjetër. …Kam për të thënë se djali im është i sëmurë mendor dhe kurohet rregullisht për sëmundjen e tij. Për atë janë paguar vetëm lekët e ilaçeve që merr rregullisht. …Nuk e kam pyetur nëse, ai kishte marrë lekë apo jo. Nuk e kam pyetur fare, pasi ka shumë kohë që unë nuk flas me djalin tim Altin Çokun. Mua djali im nuk më ka thënë asgjë. …Kam për të shpjeguar se djali im nuk ka pas ku të marrë lekë, për t’i dhënë doktor Gëzimi Sinanit, pasi ai merr vetëm 95 000 lekë pension invaliditet. Unë për vete nuk i kam dhënë asnjë lekë për t’i dhënë kujt“-thuhet në dosje.
Prokuroria e Tiranës do të kërkojë arrest me burg për Altin Çokun, duke i adresuar akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”. Sipas dosjes, Çoku, i cili u arrestua disa ditë më parë, pas vetëvrasjes së 27-vjeçares Isabela Abedini rezulton i dënuar nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda në vitin 2015, pasi kërcënoi me jetë mjekun e tij psikiatër G.S. në vitin 2014.
Çoku ishte pacient i G. Z. i cili shërbente si mjek neuro-psikiatër pranë spitalit të Laçit , ndërsa i akuzuari kishte probleme shëndetësore. Altin Çoku, sipas dosjes, i ka kërkuar mjekut G. S. disa herë para, në mënyrë verbale, me anë të telefonit, mesazheve telefonike dhe me anë të letrave të shkruara.
Në muajin qershor të vitit 2014, i Altin Çoku i ka shkuar në zyrë dhe i ka kërkuar lekë për të mjekuar vajzën e tij dhe për t’ia dhënë avokatit për një çështje që kishte. Disa herë Altini ka i kërkuar para mjekut, edhe nëpërmjet mesazheve telefonike. Kallëzuesi në deklarimet tij sqaron se Çoku i ka dhënë në mënyrë të vazhdueshme lekë në sasi të ndryshme, në një vlerë totale prej 4 mijë eurosh, i detyruar për shkak të kërcënimeve./m.j