Djali i Fredi Belerit në garë për Bashkinë Himarë? Kaso: Nuk do të jetë i vetëm

Ivi Kaso, sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike tha në emisionin Review në Euronews Albania se Petro Beleri, djali i Fredi Beleri nuk do të jetë kandidati i vetëm që do të merret në vlerësim nga opozita për zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në 4 gusht në Himarë pas dekretimit nga presidenti i republikës.

Sipas tij, mazhoranca ka shkelur ligjin zgjedhor pasi ka nisur fushatën në Himarë që 6 më parë duke emëruar prefekt atë që do të jetë kandidati i tyre në zgjedhje i cili vetëm pak ditë më parë ka shpërndarë certifikata pronësie në Himarë.

“Opozita e bashkuar e fitoi dhe ka për ta fituar garën në bashkinë Himarë, ndërsa mazhoranca e ka nisur fushatën prej 6 muajsh duke e emëruar prefekt njeriun që do ta zyrtarizojë si kandidat, javën e shkuar kandidati po shpërndante certifikata pronësie në Himarë, duke shkelur të gjitha ligjet. Opozita e bashkuar do zgjedhë të garojë me një kandidat të përbashkët që do të mbështet nga gjithë koalicioni. Vendimmarrja në këtë drejtim do jetë shumë e shpejtë. Djali i Belerit është një emër që po qarkullon por nuk është emri i vetëm që do t’i nënshtrohet vlerësimit të partive opozitare”, tha Kaso.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com