Pas bujës mediatike për skandalin mbretëror, Princ Leka është parë i buzëqeshur krahë vajzës së tij princeshë Geraldinës. Princi i cili feston sot ditëlindjen e 42-të, ku ka ndarë një video teksa fryn qirinjtë më vajzën e tij.
“I bekuar me dashurinë dhe harenë e shpirtit të saj në ditëlindjen time”-shkruan princ Leka krahas videos së ndarë në rrjetet sociale, ku shihet teksa feston me vajzën.
Princ Leka ndodhet në procese gjyqësore. Leka dhe Elia Zaharia kanë paditur njëri-tjetrin për dhunë në polici, pasi dyja palët janë përplasur më datë 5 mars, kur princi ka shkuar tek shtëpia për të takuar vajzën e tyre të mitur. Pas përplasjes Leka ka denoncuar dhe babanë e Elias, Gjergj Zaharia, pasi sipas tij është fyer dhe dhunuar fizikisht nga ish-vjehrri.
Sipas urdhërit të gjykatës, Princi Leka mund ta takojë vajzën e vogël 3 vjeçare vetën në prani të dados. Ndërkohë që çifti duhet të mbajë distancë 5 metra nga njëri-tjetri.