Ditë zie në Mal të Zi, lamtumira e fundit për viktima e tragjedisë në Cetinjë

Në të gjithë Malin e Zi po mbahet një zi kombëtare në nderim të 12 njerëzve që u vranë mizorisht me armë në Cetinjë.

Qytetarët u kanë dhënë atyre lamtumirën e fundit duke ndezur qirinj dhe vendosur kurora me lule në sheshet kryesore të qyteteve të ndryshme. Kryeministri i Malit të Zi caktoi sot një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, me synimin për të miratuar një ligj të ri për posedimin e armëve të zjarrit.

Gjithashtu do të shqyrtohet një ndalim i plotë i mbajtjes së armëve. Mediat në Mal të Zi raportojnë se në kohën kur ndodhi masakra, të pranishëm në Cetinjë ishin 9 policë. Hetuesit kanë zbardhur dhe detaje të reja duke konfirmuar se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt, në harkun kohor të 30 minutave.

Autori nisi çmendurinë e tij pas një debati në një tavern, ndërsa në fund vrau dhe veten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com