Ditë historike për Danimarkën| Mbreti i ri mban fjalimin, shpallet dhe trashëgimtari

Duke brohoritur tre herë, “Rroftë mbreti Frederik i dhjetë”, por që simbolizon katër cepat e mbretërisë, kryeministri danez e shpalli Frederikun mbret të Danimarkës, Grenlandës dhe Ishujve Faroe.

Nga i njëjti ballkon, Frederiku X më pas mbajti fjalimin e tij të parë para popullit, duke thënë: “Shpresa ime është të bëhem një mbret bashkues i së nesërmes.

“Është një detyrë që i jam afruar gjatë gjithë jetës sime. Është një detyrë që e kam marrë me krenari, respekt dhe gëzim”.

Fjalët e tij u pritën me brohoritje të mëdha. Mbreti gjithashtu i bëri homazhe nënës së tij dhe tha se ajo do të mbahet mend gjithmonë si një regjente “e jashtëzakonshme”.

Më në fund, pati më shumë brohoritje ndërsa Mbretëresha Mari dhe katër fëmijët e tyre iu bashkuan Frederikut në ballkon, duke përshëndetur turmën. Frederik X dhe bashkëshortja e tij Mari, shkëmbyen edhe një puthje në ballkon teska u shpallën Mbret dhe Mbretëreshë të Danimarkës.

Dita e sotme ka qenë një moment historik për Danimarkën pasi vendi mirëpret një brez të ri të mbretërve.

Nuk bëhet fjalë vetëm për një Mbret dhe Mbretëreshë të re sot. Ka edhe një trashëgimtar të ri të fronit.

Princi i kurorës Christian është fëmija më i madh i mbretit Frederik dhe mbretëreshës Mari. Ai është 18 vjeç dhe ende në shkollë, por tani merr një rol më të rëndësishëm në jetën publike.

/a.d

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com