Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli është paraqitur sot në SPAK. Ai akuzohet për korrupsion dhe shkelje të barazisë në tendera. Kjo është hera e dytë që Suli shkon në Prokurorinë e Posaçme.
Teksa hynte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, kryebashkiaku nuk ka ndaluar që të flasë për mediet, por ka thënë vetëm “Ditë e bukur sot!”.
Kujtojmë se SPAK po kryen hetime ndaj kryebashkiakut dhe zyrtarëve të bashkisë të cilët akuzohen për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.