Në kuadër të Ditës së Punëtorëve më 1 maj, Flori, Xhesika dhe Gledis protestuan.
Ata zgjuan Ditean, e cila mban rolin e kryefermeres dhe parashtruan problematikat e tyre. Flori vuri në dukje se ndonëse ka shumë gjëra duan të ndryshohen, sot kanë vetëm një kauzë, atë të pastrimit të lumit.
Pjesë nga biseda:
Xhesika: Duam të drejtat tona!
Flori: Jemi fermerët e pakënaqur, sot është 1 Maji, nëse nuk e di është dita e punëtorëve. Jemi shumë të pakënaqur me disa gjëra brenda fermës, por nuk është rasti t’i përmendim, sepse sot kemi ardhur për një kauzë shumë të rëndësishme, siç është rasti i lumenjve të pastër. Kërkesat tona janë të shumta, por sot kemi vetëm një: lumi i fermës të jetë i pastër.