Dita e 100-të e luftimeve me Hamasin, Netanyahu: Po bëjmë gjithçka për të kthyer pengjet në shtëpi

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka folur në ditën e 100-të të luftës me Hamasin duke u zotuar se do të sjellë në shtëpi të gjithë pengjet e mbetura që mbahen nga militantët në Gaza.

Të paktën 240 pengje u morën nga Hamasi më 7 tetor dhe më shumë se 130 janë ende duke u mbajtur peng.

“Ne po bëjmë gjithçka për t’i kthyer të gjithë në shtëpi. E theksoj, të gjithë, pa përjashtim,” tha Netanyahu.

“Këto përpjekje janë duke vazhduar në çdo kohë, edhe në këtë moment”, theksoi ai.

Deklaratat e tij erdhën pasi mijëra njerëz dolën në Tel Aviv për të mbajtur një tubim 24-orësh, duke i bërë thirrje qeverisë izraelite që të bëjë më shumë për t’i kthyer pengjet në shtëpi.

/a.d

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com