“Diskutoni me ata që ju duan”, Hasani mesazh ‘motrave dhe vëllezërve’ në Prishtinë për urën e Ibrit

“Motrat dhe vëllezërit tanë në Prishtinë të gjithë hapat që do të ndërmarrin duhet t’i diskutojnë së pari me ata që i duan shumë.”

Ky ishte mesazhi që ministri i Jashtëm Igli Hasani i dërgoi kryeministrit të Kosovës Albin Kurti nga bashkëbisedimi i sotëm me gazetarët në Tiranë.

Kur u pyet nga gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi nëse ka pasur komunikim me qeverinë në Prishtinë lidhur me çështjen e hapjes së urës së Ibrit, Hasani tha se asnjë hap nuk duhet të ndërmerret pa konsultime dhe negociata me aleatët, përfshirë këtu Shqipërinë.

“Ne kemi qenë të qartë, gjithmonë konsekuentë me atë që kemi thënë. Për ne prioriteti i politikës së jashtme është Kosova, ndaj gjithmonë i kemi thënë motrave dhe vëllezërve tanë në Prishtinë që gjithë hapat që do të ndërmarrin duhet ti diskutojnë së pari me ata që i duan shumë. T’i diskutojnë, debatojnë dhe negociojnë me vendet dhe organizata që e kanë bërë Kosovën të lirë dhe të pavarur siç është sot, dhe këtu hyn dhe Shqipëria. Çdo punë e mirë bëhet duke u rakorduar me ata që e duan shumë Kosovën”, u përgjigj Hasani për A2.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com