Disa “truke” verore për të kombinuar një bluzë të bardhë

Bluza e bardhë nuk ka sesi të mungojë në garderobën e një femre, është praktike, komode dhe e kombinueshme me çdo gjë dhe çdo stinë të vitit. Edhe me një bluzë fare të thjeshtë por në ngjyrë të bardhë ju mund të përfitoni kombinime të ndryshme veshjesh, për shembull një “slip-dress”, me xhinse, me një fund të shkurtër dhe shumë pjesë të tjera. Është një nga veshjet më të rëndësishme dhe më të gjithanshme që keni në gardërobën tuaj.

Nëse vishni rregullisht xhinse me bel të lartë, mund të zgjidhni një stil të prerë në formë kuti për të shmangur rrudhosjen e bluzës rreth zonës së belit. Nëse planifikoni të vishni bluzën tuaj të bardhë me fustane dhe xhaketa , merrni parasysh një material më të hollë. Ka qindra (nëse jo mijëra) opsione për të zgjedhur.

Më poshtë do të gjeni disa kombinime interesante të bluzës së bardhë: 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com