Policia e Vlorës njoftoi këtë të enjte se goditi një rast të shitjes së lëndëve narkotike dhe ushtrimit të prostitucionit.
Uniformat blu thonë se ditën e sotme kanë ekzekutuar masën e sigurisë arrest në burg për një 39-vjeçar i arrestuar më herë në kuadër të një operacioni tjetër. Ai dyshohet si bashkëpunëtor në shitjen e kokainës dhe kanabisit në dy subjekte tregtare në Vlorë.
Ndërkohë është ekzekutuar masa e sigurisë arrest në shtëpi për prostitucion dhe shfrytëzim të prostitucionit për tre gra.
Policia thotë se dyshohet se 39-vjeçari u siguronte kokainë atyre. Ndërsa një 27-vjeçare dhe një 40-vjeçare përveçse ushtronin vetë prostitucionin shfrytëzonin edhe një 28-vjeçare.
“Strukturat hetimore vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë shfrytëzuar për prostitucion, si dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale”, njoftoi policia