Getoar Selimi, ka bashkuar forcat me Luiz Ejllin për të sjell një projekt të ri muzikor. “Ding Ding”, quhet kënga më e re e dyshes e cila është publikuar pasditen e sotme.
Këtë herë fituesi i ”BBV2”, vjen me një stil shumë ndryshe, larg baladave. Getoar Selimi ka qenë një përkrahës i madh i Luizit gjatë kohës që ishte në “Big Brother”.
Me siguri ky do të jetë një prej bashkëpunimeve më të mirë të dyshes, i cili do t’ju shoqërojë përgjatë gjithë verës.
Për vetem 3 orë nga publikimi i projektit të tyre muzikor ai numëron plot 165 mijë klikime.