Analisti Skënder Minxhzoi tha se kryeministrit Albin Kurti po luan një kurs të rrezikshme, sa i takon vendimit për heqjen e dinarit serb si mënyrë pagese.
Gjatë intervistës në ABC News, analisti tha se në këtë pikë ndërkombëtarët janë të bashkuar dhe kërkojnë nga Kosova ta pezullojë menjëherë këtë masë.
“Është linja e Albin Kurti që luan politikën e faktit të kryer. Kjo linjë e qeverisë së Kosovës, duket si një kokëfortësi, larg logjikës dhe larg asaj arealpolitikës që duhet të jetë.
Linja ndërkombëtare po dëshmohet unitare dhe ky është një realitet që Albin Kurti nuk mund të kalojë.
E fut edhe njëherë Kosovën në një kurs përplasjeje me perëndimin dhe e fut në mënyrë ciklike Kurtin dhe qeverinë e tij si me SHBA, ashtu dhe me perëndimorë të tjerë”, theksoi ai./m.j