Dinamo rikthehet te fitoret, pesë gola dhe dramë në “Air Albania”, Tirana “përmbys” Kukësin

Tirana rikthehet te tri pikët, teksa bardheblutë mundën 3-2 Kukësin në “Air Albania” për javën e 13-të të Superligës. Ndeshja nisi me një minutë heshtje në nder të Dwamenas, ndërsa 90 minutat e lojës i kishin të gjitha. Pesë gola, karton i kuq, përmbysje dhe ripërmbysje, ndërsa në fund edhe sherr mes lojtarëve.

Kur u duk se skuadrat do ndanin pikët, Kaina në minutën e 90-të vendosi që tri pikët të shkonin te Tirana, që fitoi 3-2. Te goli i fitores sërish Patrick kyç me pasimin final.
Vendimtar në këtë duel edhe kartoni i kuq për Nikolin Dukën në të 61 minutë, që la Kukësin me dhjetë futbollistë. Në fund të duelit nerva mes lojtarëve, me de la Torre që u përplas me vendasit, ndërsa situata u qetësua pas disa sekondave.

Pas barazimit 1-1 me Skënderbeun në Korçë, Tirana ia del që të sigurojë tri pikë mes dramës dhe rikthimi në “Air Albania” ka qenë i duhuri për skuadrën e Julian Ahmataj, që e sheh veten në vendin e tretë me 21 pikë, duke iu afruar kryesuesve të Egnatias dhe Partizanit që kanë 27-të pikë. Nga ana tjetër Kukësi tregoi se di të luajë futboll të bukur, por mbetet me 14 pikë në vendin e gjashtë.

Dinamo City u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti minimalisht Erzenin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Superiore.
Kryeqytetasit shënuan në minutën e 77-të me Rustem Hoxhën, në të vetmen gjuajtje në portë deri në atë minutë.
Vlen të përmendet, se nga minuta e 65-të, Erzeni luajti me 10 lojtarë, pasi Atanda u ndëshkua me karton të kuq.
Me këtë fitore, Dinamo ngjitet në vendin e katërt me 15 pikë, po aq sa edhe Laçi, ndërsa Erzeni zbret në vendin e parafundit me 2 pikë më pak

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com