Dikur pjesë e flotës madhështore sovjetike, aeroplanmbajtësja e vjetër digjet në një lagunë në Kinë

Një ish-aeroplan mbajtëse e periudhës sovjetike është përfshirë nga flakët në një lagunë pranë Shangait gjatë fundjavës. Ky është incidenti i radhës që ndodh me anijen luftarake e cila prej vitesh tashmë ishte shndërruar në një atraksion turistik.

Aeroplanmbajtësja me emrin Minsk, në tetë vitet e fundit është ankoruar në një lagunë pranë lumit Yangtze, në Nantong, provinca Jiangsu. Mjeti lundrues u përfshi nga flakët teksa kishin nisur rinovimet që të bëhej pjesë e një parku argëtues.

Vatra e zjarrit u aktivizua të premten pasdite, dhe flakët u shuan vetëm 24 orë më vonë. Sipas raportimeve, Minsk-u ka qenë atraksioni kryesor për 16 vjet në një park tashmë të zhdukur në Kinën jugore.

Dikur pjesë e Flotës së fuqishme Sovjetike të Paqësorit, Minsk ishte i dyti nga katër aeroplanmbajtëset e klasit të Kievit, të ndërtuara nga Bashkimi Sovjetik mes 1970 dhe 1987.

Me energji konvencionale dhe me një zhvendosje prej rreth 42,000 tonësh, më pak se gjysma e asaj të një aeroplanmbajtëse të klasit Nimitz të marinës amerikane, anija e gjatë 273 metra mund të mbante mbi dhjetë avionë luftarakë dhe një numër të barabartë helikopterësh.

E ndërtuar në një kantier detar në atë që tani është Ukraina dhe e emëruar sipas atij që është sot kryeqyteti i Bjellorusisë, ajo shërbeu në Flotën Sovjetike të Paqësorit pas vënies në punë në 1978 deri në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik në 1991, kur u bë pronë e Marinës Ruse.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com