Dikur babai bleu Manchester City-n, zbulohet pasuria marramendëse e kryeministres së Tajlandës

Kryeministrja e Tajlandës Paetongtarn Shinawatra ka zbuluar se ka një pasuri personale me vlerë pothuajse 400 milionë euro (13.8 miliardë baht) në deklaratën e saj të të dhënave financiare, që u publikua sot.

Investimet e saj të ndryshme dhe bizneset kapin vlerën e 11 miliardë baht (mbi 310 milionë euro), ndërsa ka një miliard baht (mbi 28 milionë euro) në para cash.

Pasuritë e tjera të saj përfshijnë, 75 ora luksoze me vlerë 162 milionë baht (pothuajse 4.6 milionë euro), 217 çanta të shtrenjta me vlerë 76 milionë baht (mbi 2 milionë euro), si dhe prona në Londër dhe Japoni.

Paetongtarn Shinawatra deklaroi gjithashtu detyrime prej gati pesë miliardë baht (mbi 141 milionë euro), sipas dokumentit NAÇ të publikuar nga mediat tajlandeze, duke e çuar vlerën e pasurisë së saj neto në 8.9 miliardë baht (mbi 251 milionë euro).

Babai i saj, Thaksin Shinawatra bleu klubin e futbollit Manchester City në vitin 2007 pasi ai kishte shërbyer edhe si kryeministër i Tajlandës dhe aktualisht ka një pasuri prej 2.1 miliardë dollarësh, sipas Forbes. Ai është njeriu i dhjetë më i pasur në vendin e tij.

Thaksin Shinawatra përdori pasurinë e tij, të ndërtuar nga perandoria e tij e telekomunikacionit Shin Corp, për të hyrë në politikë dhe familja e tij ruajti ndikimin e saj edhe gjatë viteve në mërgim që pasuan rrëzimin e tij në një grusht shteti në shtator 2006.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com