Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të enjte (1 shkurt) me përfaqësues të sistemit bankar dhe të industrisë së re Fintech, mbi nevojën për shtrirjen e modernizimit të shtetit në digjitalizimin e shërbimeve financiare.
Kreu i qeverisë shprehet se ofrimi i sa më shumë zgjidhjeve alternative në fushën e pagesave, mundëson uljen e kostove të transaksioneve, informaliteti dhe qarkullimit të parasë dorë më dorë.
Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk mund të jetë kurrsesi një vend i mbyllur karshi inovacionit në sistemin bankar.
Rama thekson se vendi ynë duhet të mësohet me inovacionit sepse është një prej drejtimeve në të cilat Shqipëria duhet të shkëlqejë në Europë.
“Ne nuk mund të jemi një vend që mbetet shumë i mbyllur karshi inovzcionit në sistemin bankar. S’mund të jemi një vend që mbetet ende shumë i kapur në një boshllëk midis mënyrës së si është i ndërtuar dhe funksionon sistemi ynë financiar dhe mënyrës si është ndërtuar e funksionon sistemi ynë financiar i ekonomisë familjare dhe s;mund të jemi një vend që vazhdon me një volum cash-i të papranueshëm në qarkullim. Duke pasur ndërkohë një shpenzim shumë të lartë të vetë prodhimit të letrës së parasë. Nuk mund të jemi një vend që kërkon formalizimin e ekonomisë në rrugën tradicionale të inspektimeve fizike dhe gjobave që kanë rezultuar në të shumtën e herës metodë e pasuksesshme Nuk mund të jemi një vend ku bankat mbeten shumë larg nevojës së ekonomisë kur vjen puna te shpejtësia dhe eficensa e transaksioneve që për ta thënë në një fjalë të vetme, edhe pagesat direkte janë në të shumtën e radhës me metoda tradicionale. Shqipëria duhet të mësohet me inovacionin.
Domosdoshmëri e marrjes seriozisht të kërcënimit kibernetik, u desh të ndodhte që pastaj bankat të viheshin në lëvizje. Kemi një sistem bankar që ka të gjitha virtytet pozitive të sistemit tradicional.
Nuk jemi më në listën gri.
I kemi të gjitha arsyet të kërkojmë me zë të lartë nga bankat që të jenë në lartësinë e kësaj sfide, që është sfida e Shqipërisë.
Shqipëria 3 drejtime ka ku duhet të shkëlqejë në Europë, jo vetëm në rajon; turizmi, energjia; inovacioni”, tha Rama.
/a.r