Digjet një kabinë elektrike në Gjirokastër, flakët përfshijnë edhe varrezat publike

Zjarr në varrezat publike në Gjirokastër. Zjarri ka rënë në një kabinë elektrike, pranë magazinës së vajit.

Mësohet se vatra e zjarrit ishte në kabinën elektrike, ndërsa më pas flakët u përhapën duke vënë në rrezik edhe fabrikën e vajit.

Sipas raportimit, shkëndijat që dilnin nga kabina kishin shkaktuar zjarrin në barërat përreth saj. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekipet zjarrfikëse që kanë vënë nën kontroll flakët, ndërsa nga raportimet mësohet se është djegur një sipërfaqe me barëra dhe shkurre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com