Autobusi i linjës Tiranë-Elbasan është përfshirë nga flakët në hyrje të qytetit të Elbasanit.
Fatmirësisht pasagjerët kanë zbritur në kohë dhe nuk raportohet për qytetarë të lënduar.
Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po bën përpjekje për shuarjen e flakëve.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit.