“Digjet” Izmiri, biznese dhe shtëpi të shkatërruara, evakuohen mijëra banorë (FOTO)

Një zjarr që filloi të enjten në pjesën perëndimore të Izmirit të Turqisë ka marrë përmasa të mëdha. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erërave të forta dhe ka shkuar afër zonave të banuara duke detyruar banorët të evakuohen.

Guvernatori i Izmirit, Suleyman Elban tha se zjarri vijoi të përhapej, pavarësisht përpjekjeve për ta frenuar atë duke përdorur avionë dhe helikopterë. Më herët të premten, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ibrahim Yumakli tha se zjarri në Çanakala i shkaktuar nga një shkëndijë elektrike ishte kontrolluar.

Ai paralajmëroi një rrezik të lartë të zjarreve në tre ditët e ardhshme për shkak të temperaturave të larta, lagështisë së ulët dhe erërave të forta. Guvernatorët e provincave Çanakale dhe Bolu thonë se disa lagje apo fshatra ishin evakuuar si masë paraprake, por se nuk ka asnjë kërcënim për zonat e banuara.

Rajonet bregdetare të Turqisë në veçanti vitet e fundit janë shkatërruar nga zjarret, pasi temperaturat janë bërë ekstreme për shkak të ndryshimeve klimatike.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com