Sot në Ankara do zhvillohen bisedime në kuadër të dialogut politik mes Ministrisë së Jashtme greke dhe asaj turke.
Mediat greke raportojnë se temë diskutimi do të jetë faza e dytë e dialogut politik të marrëdhënieve dypalëshe midis Greqisë dhe Turqisë, si dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.
Takimi do të zhvillohet mes zëvendësministres së Jashtme greke Alexandra Papadopoulou dhe homologut të saj turk, Burak Aksapar.
Sipas burimeve diplomatike për mediat greke, në agjendë janë çështje si emigracioni, mbrojtja politike etj.
/a.r