Dy persona janë vënë nën hetim nga Prokuroria në Devoll, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së xhaxhait të tyre.
Polica bën me dije se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit më iniciale D. B., 38 vjeç dhe M. B., 37 vjeçe, banues në fshatin Sul, Devoll.
Sakaq, sipas bluve, gruaja e dhunuar është pajisur më urdhër mbrojtje.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. B., 38 vjeç dhe M. B., 37 vjeçe, banues në fshatin Sul, Devoll, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së xhaxhait të tyre, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.