Dhunonte bashkëjetuesen dhe kishte kanabis në shtëpi, arrestohet 35-vjeçari

Policia e Beratit ka vënë në pranga një 35-vjeçar në Poliçan. I riu u kap me kanabis në shtëpi. Më saktësisht, me 2.2 kilogramë lëndë narkotike.

“Në momentin e arrestimit gjatë kontrollit të banesës dhe në afërsi të saj, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.2 kg lëndë narkotike kanabis sativa”, njoftoi policia.

Por po ashtu, policia thotë se i riu dhunonte fizikisht bashkëjetuesen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com