Dhunoi brutalisht partneren në sy të fëmijëve, arrestohet shqiptari në Itali

Një shqiptar u arrestua pasi kishte rrahur brutalisht partneren e tij, nënën e katër fëmijëve të tij.  Ngjarka ndodhi mbrëmë, rreth orës 19:00, në Ravello, në fshatin Castiglione, ku një 35-vjeçar me kombësi shqiptare, dhunoi partneren e tij 37-vjeçare. Dhuna ka ndodhur para katër fëmijëve të vegjël, më i madhi pesë vjeç, më i vogli trembëdhjetë muajsh, pas një debati për arsye të parëndësishme. Shqiptari ka përdorur edhe një thikë kuzhine, duke i plagosur në dorë.

Britmat, të dëgjuara nga lagjja, shkaktuan ndërhyrjen e një ambulance të 118 nga urgjenca aty pranë dhe të policisë.

Gruaja me origjinë nga Ravello, e plagosur dhe e gjakosur është mjekuar nga mjekët në urgjencë. Ajo pësoi një frakturë të hioidit, kockës së qafës, pikërisht mes mjekrës dhe kërcit tiroide të laringut, plagë në dorë, mavijosje dhe ekimoza në pjesë të ndryshme të trupit.

Plicia e arrestoi shqiptarin dhe urdhër të prokurorit publik më pas u transferua në burgun e Fuornit.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com