Dhunimi i tre shqiptarëve, reagon Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi: Autoritetet ligjzbatuese të zbardhin ngjarjen, autorët të ndëshkohen

Menjehere pas dhunimit te 3 te rinjve shqiptare nga te dyshuartit serbe te Bosnjes, ka reaguar me nje deklaratë dhe Ambasada e RSH në Mal të Zi lidhur me dhunën ndaj 3 shtetasve shqiptarë pasditen e sotme.

Ambsada jone nenvizon se ata jane kontaktuar dhe marre ne mbrojtje.

Reagimi i ambasades:

Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi po ndjek nga afër ngjarjen e pasdites së sotme, ku tre shtetas shqiptarë janë dhunuar në zonën e Zelenika-s, pranë qytetit Herceg Novi.

Që prej momentit të parë kur jemi njoftuar, jemi vënë në kontakt me shtetasit, i kemi marrë në mbrojtje dhe po i ofrojmë çdo shërbim të nevojshëm, përfshirë edhe atë ligjor.

Një përfaqësues i ambasadës ka udhëtuar drejt zonës, ndërsa kemi kërkuar nga policia dhe autoritetet ligjzbatuese zbardhjen e ngjarjes dhe ndëshkimin e autorëve.

Shtetasit shqiptarë të asistuar nga ambasada kanë bërë denoncimin pranë autoriteteve policore malazeze./m.j

https://www.facebook.com/share/p/2wxmukLM1pHo6oCb/?mibextid=WC7FNe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com