Dhunimi i avokatit të Berishës, 2 të shoqëruar në policinë e Tiranës. Po merren në pyetje

Policia e Tiranës ka shoqëruar dy persona në lidhje me dhunimin e avokatit të Sali Berishës, Sokol Mëngjesi.

Mësohet se dy personat e shoqëruar po merren në pyetje si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe autorët.

Avokati Sokol Mëngjesi u sulmua dhunshëm nga 3 persona teksa po çonte famijen e tij në kopsht në zonën e ish-bllokut.  Ai mori goditje me sende të forta në kokë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha  është në gjendje kritike shëndetësore dhe ndodhet në intubim.

Ndërsa policia  ka identifikuar dy prej autorëve dhe po heton për motivin e sulmit, ngjarja ka sjellë dhe reagimin e politikës.

Vajza e ish kryeministrit Berisha, Argita Malltezi e vizitoi në spitalin e Traumës ndërkohë nga Rithemelimi, zëdhënësja Floriana Garo tha se autorët  janë urdhëruar nga  Edi Rama për të sulmuar avokatin e Berishës, dhe siç thekson – kryeministri do të mbajë përgjegjësi personale për këtë akt./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com