Pesë të arrestuar është bilanci i mbrëmjes së djeshme në kryeqytet. Policia e Tiranës bën me dije se personat e arrestuar akuzohen përkatësisht për dhunë në familje, plagosje me dashje, por edhe posedim të lëndëve narkotike.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin F. F., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe një peshore elektronike.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan shtetasen M. P. (Sh.), 58 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, i kryer në bashkëpunim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:
– E. N., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;
– O. H., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.
Gjithashtu, po nga këta specialistë u ndalua shtetasi B. Q., 30 vjeç, banues në Tiranë, shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/1 dhe 25 i Kodit Penal.”
/a.r