Një 23-vjeçare në Korçë është proceduar penalisht nga Policia, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetuesit të saj.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se po ashtu janë prangosur dy persona të tjerë, të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
DVP Korçë-Speialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 57 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Po nga këta specialistë u refruan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasen M. N., 23 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetuesit të saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.