Dhunë mes shoferëve pas “fërkimit” të makinave në Tiranë, njëri përfundon në spital. Në vendngjarje gjendet një armë

Një drejtues mjeti ka përfunduar në spital pas sherrit me një shofer tjetër që erdhi si pasojë e fërkimit të mjeteve.

Incidenti ka ndodhur në periferi të Tiranës pranë një qendre tregtare. Dy drejtuesit F.D. dhe M.B. u konfliktuan me sende të forta. Për pasojë, F.D. u transportua në spital pasi pësoi lëndime.

Policia që shkoi në vendngjarje gjeti aty edhe një armë zjarri, dhe po heton për të gjetur se kujt i përket.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com