Dhuna në protestën e opozitës, nisin shoqërimet nga policia

Dy persona janë shoqëruar nga Policia e Shtetit, pas protestës së dhunshme të opozitës. Gazetari i ABC News, Ervin Leka, raporton se operacioni i efektivëve është në zhvillim dhe ky numër mund të rritet.

Gjatë protestës, mes turmës u panë persona, të cilët ishin të maskuar teksa hidhnin molotov drejt institucioneve si kryeministria, selia e PS, Ministria e Brendshme, Bashkia e Tiranës.

Policia e Shtetit në njoftim të shpërndarë për mediat konfirmoi se dhjetë efektivë janë lënduar si pasojë e akteve të dhunshme, të cilat janë kryer nga disa militantët të opozitës.

“Deri në këto momente nga sulmet e qytetarëve në tubim, me molotov, lëndë piroteknike e sende të forta ndaj Policisë, janë dëmtuar 10 punonjës Policie”, theksoi policia në njoftimin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com