Prezenca e OSBE në Shqipëri ka reaguar në lidhje me zhvillimet politike në vend, duke u shprehur se ata çmojnë partneritetin me Kuvendin e Shqipërisë.
OSBE theksoi se u bën thirrje deputetëve të kontribuojnë për një proces parlamentar të qetë e funksional.
Sipas tyre punimet e papenguara dhe dialogu konstruktiv në komisione janë thelbësore, ndërsa theksuan se përkushtimi për reformën zgjedhore mbetet i fortë.
“Çmojmë partneritetin tonë me Kuvendin e Shqipërisë! U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të kontribuojnë për një proces parlamentar të qetë e funksional. Punimet e papenguara dhe dialogu konstruktiv në komisione janë thelbësore. Përkushtimi ynë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në kohë mbetet i fortë. Angazhimi pozitiv i të gjithëve është vendimtar për të pasur sukses” thuhet në reagimin e OSBE./m.j