Dhuna në Ekuador, fqinjët vendosin forcat speciale në kufi

Peruja, një nga vendet fqinje të Ekuadorit, ka nxjerrë forcat speciale për të monitoruar kufirin pas shpalljes së gjendjes së emergjencës nga presidenti Daniel Noboa.

Dekreti i kreut të shtetit, nuk u prit mirë nga disa grupe narkotrafikantësh të cilët nisën aktet e dhunës në disa zona të Ekuadorit, duke vrarë policë e marrë njerëz peng.

Incidenti më i rëndë u regjistrua në Guayaquil ku njerëz të maskuar hynë në studiot e një televizioni lokal dhe kërcënuan me armë të gjithë të pranishmit.

Gjithashtu, akte dhune pati dhe në një prej burgjeve kryesore të vendit, ku forcat e sigurisë u morën peng dhe disa prej tyre u vranë.

Gjithçka nisi kur presidenti Noboa vendosi të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për 60 ditë pas arratisjes nga burgu të një prej trafikantëve më të njohur në vend Adolfo Macias, që mban nofkën “Fito”.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com