Dhuna ndaj familjes Caca, arrestohet nipi i ish-deputetit socialist

Është arrestuar nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.

Në pranga ka rënë Ariel Rraja, pasi ishte shpallur në kërkim për dhunën ndaj familjes Caca. Ngjarja ka ndodhur në tetor të vitit që lamë pas.

Ndaj 24-vjeçarit, Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. Rr., 24 vjeç, të cilit Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Në vijim të veprimeve për këtë rast, janë proceduar penalisht shtetasit F. Rr., 56 vjeç dhe E. T., 26 vjeç, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë ndalimit të 24-vjeçarit, dhe nuk iu janë bindur urdhrit të tyre, për shoqërimin në komisariat.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com