Një tjetër krim i rëndë raportohet nga Prishtina. Një 60 vjeçar ka humbur jetën në spital, pasi është goditur me thikë nga dhëndri i tij.
Ngjarja ka ndodhur një natë më parë në lagjen Emshir. Ndonëse 60-vjeçari është dërguar në spital me plagë të rënda dhe për pasojë nuk ka arritur të mbijetojë.
Ai është goditur me thikë nga dhëndri i tij, pas një sherri të ndodhur mes tyre që më pas ka agravuar në përdorimin e thikës, duke i shkaktuar vdekjen 60 vjeçarit.