Detyroi të dashurën të abortonte foshnjen/ Lihet i lirë 27-vjeçari

Ymer Ramadan Haxhiaj është 27-vjeçari shqiptar i cili detyroi të dashurën të abortonte fëmijën 2-muajsh.

Mediat greke kanë raportuar se pas arrestimit, ai është lënë i lirë pasi ka deklaruar se është i pafajshëm dhe ka kërkuar falje. Por e dashura e tij ka deklaruar komplet të kundërtën ku ka thënë se ai i ka vrarë fëmijën, duke e lidhur dhe detyruar të marrë pilula për të humbur foshnjen.

“Ai më vrau fëmijën. Nuk më goditi. Më lidhi duart dhe më shkeli në kokë, më mbylli gojën, po më thoshte se: “E kam vendosur: do të të vras. Do të vras edhe fëmijën”. Më pas më dha disa pilula”.

Sakaq liria e Ymer Ramadan Haxhiaj është shtrënguese ku duhet t’i përshtatet disa rregullave si:
1- Nuk duhet t’i afrohet të dashurës.
2- Duhet të paguajë një garanci me vlerë 2000 euro.
3-Të qëndrojë në Greqi dhe të mos largohet prej atje pasi duhet të paraqitet rregullisht në komisariat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com