Zbardhen detaje nga ngjarja fshatin Gurëz në Kurbin ku mbeti i vrarë ekonomisti i një firme inertesh dhe u plagos pronari i saj.
Burime policore bëjnë me dije për gazetarin Igli Çelmeta se dyshohet se autorët e krimit kanë qëlluar nga jashtë rrethimit të firmës së inerteve. Kur autorët kanë hapur zjarr, pronari i firmës Ardian Gjeloshi ka qenë duke u futur në ambientet e zyrës së bashku me viktimën ekonomistin Selaman Mihana, në këto momente autorët kanë qëlluar nga avllia e murit rrethues të firmës.
Sipas policisë e gjithë firma është me kamera sigurie. Kur ka ndodhur atentati, te porta e hyrjes ndodhej edhe roja objektit, i cili është marrë në pyetje nga grupi hetimor. Hetuesit dyshojnë se Ardian Gjeloshi pronari firmës se inerteve ka qenë shënjestra e atentatit.
Shënjestër e sulmit me armë sot në Kurbin duket se ka qenë pronari i një firme inertesh, i cili mbeti i plagosur, ndërkohë që ekonomisti i tij u vra. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00, në fshatin Gurez të Kurbinit.
Arian Gjeloshi, rreth 51 vjeç, ndodhet në spital, ndërsa nuk dihet gjendja e tij. Sakaq, nga ky atentat mbeti i vrarë Selman Mihana, 70 vjeç. RENEA, në bashkëpunim me strukturat policore është vënë në kërkim të autorit.
/f.s