Detajet rrëqethëse, Pëllumb Meta u mbështoll me plastmas dhe u varros në kasollen e bagëtive

Detajet rrëqethëse janë zbuluar nga ngjarja në Shënavlash të Durrësit ku 50-vjeçari Pëllumb Meta u vra nga vajza e tij 19-vjeçare, Hygerta Meta dhe u varros brenda rrethimit të shtëpisë.

Gazetarja Enkeleda Arapi ka mësuar se pasi është ekzekutuar, 50-vjeçari është mbështjellë me plastmas dhe pastaj është futur në një gropë për të mbuluar gjurmët e këtij krimi.

“Janë zbardhur detaje të reja sa i përket vendit ku 19-vjeçarja e varrosi të atin. Nga verifikimet që bën policia në vendngjarje, ai ishte varrosur në kasollen e bagëtive në pjesën e brendshme të saj. Fillimisht e ka mbështjellë me plastmas dhe pastaj me kujdes e kanë futur në një gropë për të mbuluar të gjitha gjurmët sa i përket krimit të rëndë”, raportoi gazetarja Arapi.

 

Sipas të njëjtave burime, familjarët kanë treguar se ai ishte një person autoritar dhe askush në familje nuk vepronte përkundrejt dëshirës së tij dhe kjo herë pas here bëhej shkak për nxitje konfliktesh dhe debatesh brenda tyre.

Krahas fëmijëve në komisariat është shoqëruar edhe bashkëshortja e 50-vjeçarit. Policia ka dyshime që familjarët e kanë ndihmuar 19-vjeçaren për groposjen e trupit për faktin se viktima ishte me fizik të madh dhe e reja nuk mund ta kryente e vetme vrasjen dhe fshehjen e trupit.

Këto dyshime kanë bërë që aktualisht në ambientet të ndodhet e ëma, 19-vjeçarja si dhe djali i madh i familjes.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com