Komandanti i Komandës së Përbashkët të Forcave Aleate të NATO në Napoli, Admirali amerikan Stuart Munsch u takua me ministrin serb të Mbrojtjes Bratislav Gashiq dhe gjeneralin Milan Mojsilovic, shef i shtabit të ushtrisë serbe.
Sipas një njoftimi të zyrtar të Komandës së Përbashkët të Forcave Aleate të NATO thuhet se vizita e admiralit amerikan Munsch në Beograd e riafirmon angazhimin e NATO-së për transparencë dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me Serbinë, shkruan A2 CNN.
Vizita e admiralit Munsch në Beograd riafirmon angazhimin e NATO-s për transparencë dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me Serbinë, duke siguruar që linjat e komunikimit të mbeten të hapura dhe efektive, ndërsa të dyja palët punojnë së bashku për të adresuar dinamikën komplekse të sigurisë në rajon”.
Po ashtu, Munsch ka vizituar dje edhe Kosovën, duke u takuar me krerë të lartë shtetëror si dhe me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas.
/a.r