DETAJET/ 40-vjeçari u plagos në vithe, sherri nisi në mëngjes, në darkë u sqaruan me grushte dhe thika

Vizion Plus mëson emrin e 40-vjeçarit që mbeti i plagosur mbrëmë, pas një sherri me thika në Komunën e Parisit në Tiranë.

40-vjeçari i cili  mori ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, ështe identifikuar me emrin Marin Kokobobo. Ndërkohë policia e Tiranës njoftoi me herët se identifikoi personat që u konfliktuan mbrëmë me 40-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin Kevin Kolgega 19 vjeç, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit Arlind Gjoni 18 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:25, në rrugën “Komuna e Parisit”, janë konfliktuar fizikisht me shtetasin Elsi Gjat, 34 vjeç, si dhe kanë goditur me mjet prerës shtetasin Marin Kokobobo 40 vjeç, i cili pas mjekimit në spital është larguar në banesë.

Gazetari Esido Barkaj raporton se sherri te Komuna e Parisit ka nisur që paraditen e së dielës. Fillimisht ata janë rrahur me grushte ndërsa në darkë janë takuar për tu sqaruar.

Për pasojë Marin Kokobobo është plagosur me thikë në vithe. Autori është Arlind Gjoni, i shpallur në kërkim, në pranga bashkëpunëtori i tij Kevin Kolgega.

Sherri ka nisur për motive banale, pasi i plagosuri dhe autorët kishin përplasje verbale të herë pas here me njëri tjetrin.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com