DETAJE / Zjarri te Komuna e Parisit nisi nga kompresori i frigoriferit të një marketi

Zjarri që ra pasditen e djeshme në kompleksin e pallateve “Kika” në zonën e Komunës së Parisit la pas tre automjete të djegura dhe 4 banorë të asfiksuar që u trajtuan me ndihmë mjekësore në spital, por nuk ka probleme që mund t’ju rrezikojnë jetën.

Policia dhe zjarrfikësit ndërhyjnë menjëherë për shuarjen e flakëve dhe për evakuimin e banorëve, duke i vendosur nën kontroll pas rreth një ore.

Aktualisht ka prezencë tymi në disa banesa, dhe pas stabilizimit të situatës banorët do të kthehen në banesat e tyre.

Nga veprimet paraprake ka rezultuar se zjarri te parkimi nëntokësor i kompleksit “Kika 1” ka nisur nga kompresori i frigoriferit të një marketi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com