Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të atentatit në Shkodër. Bëhet fjalë për shtetasin Alban Bruçi. Hakmarrja dyshohet të jetë motivi i të shtënave me armë zjarri drejt automjetit “Land Rover”. Me të cilin udhëtonte kampioni shkodran i boksit, Arjon Kajoshi.
Kush është Arjon Kajoshi?
Arjan Kajoshi është boksier profesionist i Vllaznisë dhe i Kombëtares Shqiptare. Ai rezulton të ketë fituar 14 ndeshje në këtë sport.
Dyshimet për hakmarrje
Dyshimet e para të këtij atentati lidhen me hakmarrjen. Vëllai i boksierit së bashku me dy persona të tjerë janë përfshirë në një sherr të dhunshëm, ku kanë goditur me sende të forta në kokë 62-vjeçarin, Vladimir Bruçi. Ky i fundit rezulton të jetë babai i autorit të dyshuar të të shtënave në drejtim të boksierit, Alban Bruçit.
Shkak për këtë ngjarje dyshohet të jetë bërë vendi i parkimit. Rreth 15 minuta përpara se të goditej i ati, Bruçi në afërsi të banesës së tij u konfliktua me një nga të përshirët, Edmond Sakicaj për një parkim në rrugën “Pogej” në Shkodër. Më pas, situata ka degraduar në dhunë fizike, ku i lënduar rëndë mbeti babai i Alban Bruçit.
Alban Bruçi, emër i njohur për policinë
Alban Bruçi është një emër i njohur për drejtësinë, pasi është përfshirë në disa ngjarje kriminale. Ai i ka shpëtuar një atentatimë 25 gusht të vitit 2022, ngjarje për të cilën u shpallur në kërkim Tonato Fusha dhe Bajram Çekorja.
Sipas policisë, rezultonte se Alban Bruçi është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin Tonato Fusha, ku ky i fundit ka mbetur i plagosur pas sherrit me 25-vjeçarin. Kjo plagosje është bërë shkak edhe i atentatit ndaj Alban Bruçit.
/a.r