DETAJE / Vatrat e zjarrit në Tropojë të izoluara, por ende aktive në njësitë Margegaj dhe Bujan

Forcat e emergjencave civile po vijojnë betejën me vatrat e zjarrit në disa zona të qarkut Kukës. Në bashkinë Tropojë vazhdon të jetë aktive vatra e zjarrit në Çerem Parku Kombëtar i Alpeve, Njësia Administrative Margegaj.

Vatra e zjarrit në vendin e quajtur Lamnicë Njësia Administrative Bujan sipas njoftimit zyrtar të prefekturës në Kukës   është izoluar por digjen trungje brenda vatrës pa rrezik përhapje. Nga bashkia dhe Administrata e Zonave të Mbrojtura Tropojë janë angazhuar forca për izolimin dhe monitorimin e këtyre vatrave të zjarrit.

Furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë territorin e Qarkut Kukës përveç Njësisë Administrative Llugaj dhe Bytyç të Tropojës  pasi linjat e transmetimit të energjisë elektrike janë në remont. Mungesë energjie ka edhe Njësitë Administrative Kolsh e Surroj të Kukësit.

Furnizimi me ujë të pijshëm është sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria Rajonale e Ujësjellës Kanalizimeve Kukës. Nga bashkitë Kukës e Has deri më tani nuk raportime për ndonjë problematikë emergjente. Prefektura e qarkut Kukës u bën thirrje qytetarëve që të zbatojnë ligjin dhe të mos provokojnë zjarre në këto ditë të nxehta.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com